Autoriteti i Konkurrencës ka mbajtur të Shtunën me 27.04.2024, me ftesë nga Profesoresha e Fakultetit Juridik znj. Albana Pasijaqa, një ligjërate për studentët e Kolegjit AAB në kuadër të temes “E drejta e Konkurrencës”.
Para studentëve prezantuan Kryetarja e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës znj. Neime Binaku-Isufi, dhe IHK z. Egzon Berisha!
Folësit u fokusuan në mënyrën sesi funksionon ligji i konkurrencës në Kosovë, për rëndësinë e konkurrencës në një treg të lirë, si dhe prezantuan shembuj të paraqitjes së rasteve për hetim dhe përgatitjen e vendimeve që sjellë Autoriteti i Konkurrencës. Gjithashtu u theksua se konsumatorët përfitojnë kur ligji i konkurrencës gjen zbatim pasi në këtë mënyrë arrihet një treg i barabartë për ta dhe për bizneset.
Në fund studentët parashtruan pyetjet e tyre derisa u ftuan të ndanin edhe përvojat që kishin në rast të ndonjë parregullsie apo moszbatimi të ligjit të konkurrencës.