Bashkëpunimi Ndërinstitucional në fushën e Prokurimit Publik në Kosovë
23 prill, 2024
Prishtinë, Kosovë
Komisioni Rregullativ i prokurimit publik, ka organizuar konferencën për zhvillimin e sistemit të Prokurimit Publik si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional në fushën e prokurimit publik në Kosovë.
Fjalimi i Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës se Republikës se Kosovës, znj. Neime Binaku-Isufi:
Sigurimi i konkurrencës ne mbikëqyrjen e proceseve tenderuese në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies.
Hapat në procesin e tenderimit:
Ankesat e operatorëve të pasuksesshëm - qe bie nën domenin e OSHP-së
Çfarë është manipulimi i ofertave ? Manipulimet e ofertave ndodhin kur ofertuesit bien dakord ndërmjet tyre për të eliminuar konkurrencën në procesin e prokurimit, duke i mohuar kështu publikut një çmim të drejtë, Është një marrëveshje mes kompanive se kush do të jetë ofertuesi fitues. Ofertuesit bien dakord paraprakisht se kush do të dorëzojë ofertën fituese. Blerësi, i cili varet nga konkurrenca midis ofertuesve për të gjeneruar çmimin më të ulët konkurrues, në vend të kësaj merr një "ofertë më të ulët" me çmim me te lartë se sa do të kishte tregu konkurrues
Megjithëse skemat e përdorura nga Konkurrentet për të manipuluar ofertat ndryshojnë, ato të gjitha kanë një gjë të përbashkët ku ofertuesit bien dakord të eliminojnë konkurrencën në mënyrë që çmimet të jenë më të larta dhe autoritetet publike të paguajnë më shumë.
Rritni ndërgjegjësimin e stafit lidhur me rëndësinë e zbulimit të mashtrimit me oferta
Trajnimi profesional është i rëndësishëm për të forcuar ndërgjegjësimin e zyrtarëve të prokurimit për çështjet e konkurrencës në prokurimin publik.
Ruani informacione rreth karakteristikave të tenderëve të kaluar (p.sh., ruani, ofertat e secilit pjesëmarrës dhe identitetin e fituesit).
Rishikoni periodikisht historinë e tenderëve për produkte ose shërbime të veçanta dhe përpiquni të dalloni modele të dyshimta, veçanërisht në industritë e ndjeshme ndaj marrëveshjeve të fshehta.
Miratoni një politikë për të rishikuar tenderët e përzgjedhur në mënyrë periodike
Kryeni kontrolle krahasimi midis listave të kompanive që kanë paraqitur një shprehje interesi dhe kompanive që kanë paraqitur oferta për të identifikuar tendencat e mundshme si tërheqjet e ofertave dhe përdorimi i nënkontraktorëve
Kryeni intervista me shitësit që nuk ofrojnë më oferta për tenderët dhe shitësit e pasuksesshëm
Duhet të theksohet se manipulimi i ofertës mund të mos evidentohet nga rezultatet e një tenderi të vetëm.
Krijimi i një mekanizmi ankimimi për Kompanitë për të përcjellë shqetësimet e konkurrencës.
Krijoni marrëdhënie bashkëpunimi me autoritetin e konkurrencës (p.sh. të krijoni një mekanizëm për komunikim, duke renditur informacionin që duhet të jepet kur zyrtarët e prokurimit kontaktojnë Autoritetin e konkurrencës,
Tregjet me potencialin më të lartë për manipulim të ofertave:
Cfarë duhet bërë nëse zbulohet manipulimi i ofertave Në këtë rast, gjëja më e mirë që duhet të bëjnë praktikuesit e prokurimit është të kontaktojnë autoritetin publik përgjegjës për zbatimin e Konkurrencës(AKRK) dhe të kërkojë që ajo të hetojë shenjat e zbuluara.
Flamujt e kuq- Çmime të dyshimta p.sh., të gjitha ofertat çuditërisht të larta/Pagesa sekrete ose fiktive ndaj ose nga konkurrentët, p.sh., dhurata të pashpjegueshme ose pagesa për konkurrentët
Modele të dyshimta ofertimi, psh. një model i ofertuesve fitues të zbuluar me kalimin e kohës
Të ndihmojmë Shtetin që të marrë vlerën më të mirë të parasë. Konkurrenca e fuqishme ndërmjet furnitorëve i ndihmon Shtetin të marrin vlerën më të mirë për paratë për mallrat dhe shërbimet që ata blejnë.
Mashtrimet e ofertave ndodhin në të gjitha llojet e industrive dhe rrethanave, dhe në të gjitha pjesët e botës. Një arsye për këtë është se prokurimi publik është faktori me i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik i një vendi.
Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës do të zhvillojë një metodologji për të ndihmuar shtetin që të përmirësoj luftimin e manipulimit të ofertave në prokurimin publik.