Fillimi i Procedurës Hetimore ndaj Ndërmarrjes Meridian Corporation Sh.p.k.
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, në përputhje me dispozitat ligjore të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka filluar procedurën hetimore ndaj ndërrmarjes Meridian Corporation Sh.p.k. për dyshimet e arsyeshme se kjo e fundit ka realizuar blerje të aksioneve ndaj kompanisë Spar Kosova JSC Sh.p.k në tregun përkatës pa përmbushur detyrimin ligjor për njoftimin e përqendrimit.
Konkluzioni për fillimin e kësaj procedurë hetimore është shpallur me datë 13.05.2024 nga Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës.
Sipas informatave të marra gjatë shqyrtimit paraprak të hetimit nga Autoritetit i Konkurrencës, mbi dyshimet e bazuara se është realizuar transaksion i aksioneve në tregun e Supermarketeve në territorin e Republikës së Kosovës. Autoriteti ka vlerësuar se ndërmarrja në fjalë, Meridian Corporation Sh.p.k. ka bërë blerjen e aksioneve të Spar Kosova JSC Sh.p.k pa paraqitur njoftimin e përqendrimit përkatës sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Bazuar në këtë, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur:
Autoriteti i Konkurrencës vazhdon të monitorojë dhe të hetojë çdo shkelje të mundshme të ligjit që mund të ndikojë në konkurrencën e drejtë në tregun e Kosovës.
Prishtinë
14.05.2024