Delegacioni i Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, i përfaqësuar nga Kryetarja znj. Neime Binaku-Isufi dhe Inspektori hetues z. Albion Rexhepi, përmbyllën me sukses pjesëmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Akademia Ndërkombëtare e Zbatimit të Ligjit (ILEA) në Budapest të Hungarisë.
Pjesëmarrja e delegacionit tonë u mundësua falë ftesës dhe mbështetjes së ofruar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Ky bashkëpunim ndërkombëtar tregon angazhimin tonë për të përfituar nga përvojat globale dhe për të sjellë praktikat më të mira në vendin tonë, duke kontribuar kështu në forcimin e sistemit të konkurrencës dhe drejtësisë në Kosovë.