Autoriteti i Konkurrencës, përfaqësuar nga kryetarja znj. Neime Binaku Isufi, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (tutje AIP) për të shënuar Javën e Qasjes në Dokumente Publike.
Gjatë këtij takimi, znj. Binaku Isufi diskutoi mbi rëndësinë e qasjes universale në dokumente publike dhe ndikimin që kjo ka në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike. Ajo vuri në dukje se një proces i hapur dhe i qartë i publikimit të dokumenteve zyrtare kontribuon në shmangien e burokracisë dhe në krijimin e një mjedisi më të drejtë për qytetarët dhe bizneset.
Autoriteti i Konkurrencës e mbështet plotësisht këtë qasje dhe angazhohet që të promovojë transparencën në mënyrë që të sigurojë një konkurrencë të drejtë dhe të hapur në treg. Për këtë arsye, nismat e tilla si publikimi pro aktiv i dokumenteve publike janë të mirëseardhura dhe të domosdoshme për përmirësimin e funksionimit të institucioneve në të gjitha nivelet.
Autoriteti i Konkurrencës mbetet i përkushtuar ndaj promovimit të konkurrencës së drejtë dhe të hapur, dhe ne besojmë se praktikat e mira të transparencës janë një faktor kyç për një treg më të drejtë dhe më efikas.