Stamboll, 30.09.2024 – Me ftesë të Autoritetit Turk të Konkurrencës, Delegacioni i Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës e prirë nga Kryetarja znj. Neime Binaku-Isufi, po merr pjesë në konferencën për lansimin e Platformës Ballkanike të Konkurrencës. Ky event i rëndësishëm ka mbledhur liderë homolog të konkurrencës së shteteve ballkanike, përfaqësues të institucioneve tjera publike dhe ekspertë të politikave ekonomike për të diskutuar dhe promovuar parimet e një tregu më të drejtë dhe konkurrues.
Qëllimi i kësaj platforme është të ofrojë një hapësirë për bashkëpunim, shkëmbim idesh dhe zhvillimin e strategjive që mbështesin inovacionin, rritjen ekonomike dhe luftën kundër praktikave monopoliste, përftimin nga përvoja ndërmjet shteteve ballanike, ndarja e eksperiencës, ekspertizës dhe praktikave më të mira.
Në konferencë po marrin pjesë shtete të Ballkanit si: Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bosnja & Hercegovina, Mali i Zi, Rumania dhe Turqia si iniciatorë dhe nikoqir i kësaj konference.
Lansimi i Deklaratës së përbashkët paraqet një shprehje të vullnetit të mirë, pa obligime ligjore për ndërtimin e konkurrencës së lirë. Përmes kësaj platforme ballkanike, metohët për një bashkëpunim regjional dhe përforcim të zbatimit të ligjit të konkurrencës duke ndare njohurit, eksperiencat dhe praktikat më të mira.