Autoriteti i Konkurrencës njofton se, pas përfundimit të seancës dëgjimore lidhur me rastin e Ndërmarrjes hidroekonomike “Ibër Lepenc” SH.A., u mundësua që palët e interesit të paraqesin informacion dhe prova të reja në lidhje me pretendimet e shkeljeve ligjore. Gjatë seancës, Ndërmarrja në hetim nuk ka paraqitur asnjë fakt të ri që do të mund të ndryshonte gjendjen faktike.
Pas analizës së të gjitha informacionit të paraqitur, Autoriteti do të marrë vendimin e saj meritor, bazuar në faktet e vërtetuara të rastit. Po ashtu, Autoriteti do të mbajë të informuar opinionin dhe palët e interesit për çdo zhvillim të mëtejshëm në këtë çështje.