2305 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrences merr pjesë në takimin për Prokurimin Publik

Në kuadër të Javës së Integritetit, Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, znj. Neime Binaku Isufi, mori pjesë në takimin e organizuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), në bashkëpunim me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), me temë:
"Prokurimi Publik - Mundësi dhe Rrezik: Roli i Institucioneve Mbikëqyrëse, Parandaluese dhe Rregullatore."

Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve kyçe, përfshirë:

  • Zyrën Kombëtare të Auditimit,
  • Autoritetin Kosovar të Konkurrencës,
  • OSHP,
  • Policinë e Kosovës,
  • Ekspertë nga SIGMA,
  • OJQ Demokraci Plus,
  • Institucione të tjera dhe donatorë ndërkombëtarë.

Diskutimet u fokusuan në:

  • Identifikimin e mundësive dhe rreziqeve në prokurimin publik,
  • Rolin e institucioneve në forcimin e transparencës dhe integritetit,
  • Strategjitë për parandalimin e korrupsionit dhe përdorimin efikas të fondeve publike.

Ky takim shërbeu si një platformë e rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin institucional dhe për të avancuar përpjekjet drejt një sistemi më transparent dhe efikas të prokurimit publik.

  • Share