2346 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Publikimi i Autoritetit të Konkurrencës në buletinin e 25-të të RCC-së

Në kuader të avokimit të Autoritetit të Konkurrencës, U.D udhëheqësi i Divizionit për Analiza, Metodologjisë dhe të Drejtave Eksluzive z. Adrian Mustafa, ka kontribuar në buletinin e 25-së të RCC-së (Qendra Rajonale për Konkurrencë).

Ky buletin, është më i madhi ndonjëherë me më së shumti kontribues ndonjëherë në fushën e Konkurrencës dhe është publikuar për 20 vjetorin e themelimit të RCC-së.

Më poshtë gjeni linkun e buletinit dhe në faqën 39 mund ta gjeni shkrimin e z. Mustafa:
https://oecdgvh.org/pfile/file?path=/contents/about/newsletters/Bid_rigging.pdf1&inline=true

Gjithashtu mund ta lexoni versionin në gjuhën shqipe:
"Prokurimi publik paraqet një proces të komplikuar përmes të cilit shpenzohet pjesa më e madhe e parasë publike. Si i tillë, konsiderohet ndër proceset më të ndjeshme ndaj korrupsionit, peshën dhe pasojat e të cilës i ndjejnë direkt taksapaguesit. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2023, Prokurimi publik përbën rreth 7% te Bruto Produktit Vendor (BPV) në Kosovë.
Duke u përceptuar si problemi i dytë më i madh nga qytetarët në Kosovë, korrupsioni ka zënë fill edhe në prokurim publik, i ndihmuar nga mosrespektimi i duhur i Ligjit për Prokurim Publik por edhe nga integriteti dhe përgjegjshmëria e ulët e zyrtarëve të prokurimit në autoritetet kontraktuese.
Për më tepër, është shqetësues edhe fakti se prezenca e korrupsionit dhe keqpërdorimeve në prokurim publik, ndikon edhe në uljen e konkurrencës për punë dhe shërbime të caktuara, duke ndihmuar në krijimin e monopoleve nga kompani të caktuara dhe diskriminimin e kompanive dhe bizneseve tjera.
Në Republikën e Kosovës njohja e prokurimit publik përbën një aktivitet që ka ndikim në konkurrencën në treg, e cila ndikon në sektor të ndryshëm të vendit. Konkurrenca efektive në prokurim publik nxitë inovacion, efektivitetin në prodhimin dhe shërbimin e mallrave apo produkteve, që ndikon në çmimet, cilësinë apo kualitetin, dhe dobi për taksapaguesit.
Marrveshjet e ndaluara në prokurimin publik po trajtohen me prioritet nga Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës. Me ardhjen e Komisionit të ri të Autoritetit të Konkurrencës, tema e Bid Rigging po zë vend të rëndësishëm dhe mjaftë domethënës per trajtim nga ky institucion.
Ndërveprimi midis politikave të konkurrencës dhe prokurimit publik është domosdoshmëri. Ato prekin njëra-tjetrën për nevojën për të trajtuar praktikat anti-konkurruese ose manipulimin e ofertave në tenderët publik.
Autoriteti i Konkurrecës së Republikës së Kosovës është duke u angazhar në avokimin rreth politikave të konkurrencës në fushën e prokurimit publik, duke ndërgjegjësuar institucionet për ndikimin në ekonominë e vendit. Autoriteti i Konkurrences ka filluar me trajnimin e stafit të prokurimit të të gjitha institucioneve që organizojnë tender publik (Komunat e Kosovës, Ministritë dhe institucionet tjera publike). Trajnimi ka për qellim shpjegimin dhe demonstrimin e mundësive të ndërmarrjeve për të manipuluar ofertat, format, dëmet e mundshme nga manipulimet, shenjat dhe masat për të parandaluar manipulimin e ofertave në prokurimin publik. Në këtë aktivitet, Autoriteti ka përfshirë edhe dy institucione tjera shumë të rëndësishme në prokurimin publik, sic janë KRPP DHE OSHP, të cilat mbikqyrin dhe trajtojnë ankesat në prokurimin publik.
Trajnimet e zhvilluara promovojnë konkurrencën efektive, duke rekomanduar/inkurajuar zyrtarët që të kryejnë hulumtimin e duhur të tregut para se të nisin procedurat e prokurimit, vendosja e kërkesave të pjesëmarrësve të jenë transparente dhe jodiskriminuese dhe që nuk pengojnë në mënyrë të paarsyeshme oferutesit të marrin pjesë në tender pubik, hartimin, për aq sa është e mundur, specifikimet e tenderit dhe termat e referencës duke u fokusuar në performancën funksionale, përkatësisht në atë që duhet të arrihet, në vend të mënyrës se si do të bëhet.
Frytet e para nga këto trajnime janë dhënë, meqenëse tani zyrtarisht kemi rastin e parë të lajmëruar për dyshime për Bid Rigging në tenderët publik. Rasti ka të bëjë me tenderët e zhvilluar nga një korporatë e cila është ndër më të rëndësishmet në Republikën e Kosovës. Grupi i punës ka filluar me trajtimin e rastit dhe krijimin e një dyshimi të bazuar rreth marrveshjeve që i kanë bërë ndërmarrjet ndërjmet vete për të përfituar tender publik.
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, vlerëson se vëmendja kryesore duhet të jetë në institucionet ku vlera monetare e destinuar për tender është e lartë, sikurse: Sektori shëndetsor dhe i ndërtimit si dhe sektori i shërbimeve, dhe Infrastruktura.
Institucionet duhet të jenë në mbrojtje të interesit publik, gjithashtu duhet të kujdesen që të krijojnë ambient të përshtatshëm për operatorët aktual dhe nxitës për aplikimin e operatorëve të rinj në tenderët publik. Gjetja/Dyshimi për shenja të mundshme të manipulimit të ofertave nga praktikuesit e prokurimit është sinjal për të kontaktuar Autoritetin e Konkurrencës së Republikës së Kosovës dhe të kërkojë që ajo të hetojë shenjat e zbuluara.
Autoriteti ka vullnetin e plotë për të ndihmuar praktikuesit e prokurimit të zbulojnë manipulimet e ofertave që ndodhin në prokurimin publik. Qëllimi jonë është që të arrijmë të përforcojmë bashkëpunimin institucional në vend por edhe me Autoritetet e Konkurrencës të shteteve të Bashkimit Europian qe të luftojmë manipulimin e ofertave në prokurimin publik, duke u bazuar në praktikat e BE-së."

  • Share