Më datë 27.03.2025, është mbajtur një takim ndërmjet Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës dhe kompanisë e cila mirret me Tregtinë me shumicë të artikujve ushqimorë – Elkos shpk,
Në këtë takim nga Autoriteti kanë marrë pjesë Kryetarja e institucionit znj. Neime Binaku Isufi dhe UD Udhëheqësi i Departamentit të Analizës, Metodologjisë dhe të Drejtave Ekskluzive z. Adrian Mustafa ndërsa nga kompania kanë marrë pjesë znj. Servete Abazi – Drejtoreshë Gjenerale dhe juristja e kompanisë Elkos SH.P.K..
Qëllimi i takimit ishte Analiza e tregut, të cilin Autoriteti e ka filluar për Monitorimin/Hulumtimin e shitjeve të produkteve bazë tek rrjeti i shitjeve me pakicë në Republikën e Kosovës.
Analiza e tregut u nis në mes të rritjeve të ndjeshme të çmimeve për konsumatorët, zhvillimeve globale dhe evropiane në zinxhirin e furnizimit dhe rritjes së inflacionit.
Arsyeja kryesore e këtij shqyrtimi paraprak/monitorimi, është të përcaktojë strukturën e tregut tek rrjeti i shitjeve me pakicë dhe pjesëmarrësit ne tregun përkatës, fuqinë përkatëse si dhe një pamje të situatës, fenomeneve dhe dobësitë e mundshme të tregut që në raste të caktuara mund të shkaktojnë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Po ashtu, në këtë takim nga ana e kompanisë, janë prezantuar para Autoritetit shqetësimet që ata i kanë në përgjithësi, të cilat do të trajtohen nga Autoriteti i Konkurrencës me kujdes të veqantë.
Autoriteti mbetet i përkushtuar që cmimet bazike të shportës ushqimore të i trajtoj me kujdes të veqantë dhe me prioritet, andaj do të vazhdoj me takime me kompanitë tjera në këtë treg.
Kjo analizë e shitjeve të produkteve bazë tek rrjeti i shitjeve me pakicë është duke u kryer në koordinim të ngushtë edhe me Administratën Tatimore të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.