2357 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Takimi i Autoritetit të Konkurrencës me Komunën e Prishtinës

Takimi i Autoritetit të Konkurrencës me Komunën e Prishtinës

Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës vazhdon të jetë aktiv në aspektin e ndërgjegjësimit apo avokimit lidhur me veprimtarinë qe zhvillon ne fushën e konkurrencës, ku më datë 14.04.2025 është zhvilluar takim në mes të U.D Udhëheqësit të Divizionit të Analizave, Metodologjisë dhe të Drejtave Ekskluzive z. Adrian Mustafa dhe Udhëheqësit të Divizionit të Abuzimit me Poziten Dominuese z. Rizah Arifi nga Autoriteti i Konkurrencës i Republikës të Kosovës, dhe U.D Drejtorit të Departamentit të Prokurimit të Komunës së Prishtinës z. Visar Shehu, si dhe zyrtarëve të prokurimit të Komunës së Prishtinës.

Në takimin e mbajtur është diskutuar rreth rëndësisë se konkurrencës efektive në tregun e Republikës së Kosovës, me qëllim të parandalimit, kufizimit ose shtrembërimit te konkurrencës nga ndërmarrjet ne territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë territorit, nëse veprimet e tyre kanë efekt në tregun e Kosovës përmes aplikimit te Ligjit nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Pasi që veprimtaria e Autoritetit të konkurrencës ka një rol te rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, është e rëndësishme te promovohet bashkëpunimi institucional, për këtë arsye zyrtarët e Autoritetit të Konkurrencës kanë mbajtur trajnim për temën e Manipulimit të ofertave në tenderët publik në Komunën e Prishtinës – Departamenti i Prokurimit.

Ndërlidhja mes fushëveprimit të konkurrencës dhe prokurimit publik kuptohet duke u angazhuar në zbulimin e manipulimit të ofertave, duke luftuar në mënyrë të përbashkët dukuritë negative dhe për të promovuar integritetin dhe rritjen ekonomike.

Institucionet duhet të jenë në mbrojte të interesit publik, gjithashtu duhet të kujdesen që të krijojnë ambient të përshtatshëm për operatorët aktual dhe nxitës për aplikimin e operatorëve të rinjë në tenderët publik. Gjetja/Dyshimi për shenja të mundshme të manipulimit të ofertave nga praktikuesit e prokurimit është sinjal për të kontaktuar Autoritetin e Konkurrencës së Republikës së Kosovës dhe të kërkojë që ajo të hetojë shenjat e zbuluara.

  • Share