2376 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Bashkëpunim Rajonal për Politika Konkurrence më Efektive – Konferenca në Vjenë

Më datë 26 dhe 27 Maj 2025, u mbajtë konferenca me temën ‘’ Strengthening Market Institutions in the Western Balkans, në Viena të Austrisë. Kjo konferencë është mbështetur dhe organizuar nga Banka Botërore dhe Qeveria Austriake e cila ka mbledhur Autoritetetet e Konkurrencës së rajonit ,Bankat Qendrore, sektorin privat dhe akterë të rëndësishëm financer në rajon dhe BE. Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës.Konferenca synon të nxisë dialogun mbi sfidat e përbashkëta, të forcojë bashkëpunimin institucional dhe të ofrojë trajnime teknike për të mbështetur zhvillimin e politikës efektive të konkurrencës në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Konferenca në ditën e parë mblodhi së bashku personalitete të rëndësishme të politikës si dhe ekspertë të fushës së konkurrencës nga rajoni dhe më gjerë, ndër ta edhe zj. Claudia Plakolm, Ministre për Europën dhe Integrimin e Republikës së Austrisë, si dhe Prof. Philip Marsden, zëvendëskryetar i komitetit për vendimmarrje zbatimin e ligjit në Bankën e Anglisë dhe ish-kryetar i zyrës së hetimit në Autoritetin e Konkurrencës dhe Tregjeve në Mbretërinë e Bashkuar. Dita e parë e konferencës u karakterizua me 3 sesione të ndara në të cilat morën pjesë zyrtarët e Autoritetit të Konkurrencës. Në sesionin e parë, në të cilin mori pjesë Drejtori i përgjithshëm z. Selajdin Beqa, u diskutua për tendencat e politikës së konkurrencës në rajon bazuar në të dhënat e disponueshme dhe të reja, roli i bashkëpunimit ndërkombtar në ndërtimin e tregjeve dhe institucioneve të fuqishme, përdorimi i sinergjive ndërmjet politikave të konkurrencës, investimeve dhe inovacionit për të nxitur dinamikë më efikase në tregjet kyqe për rritje dhe integrim.
Në sesionin e dytë, në të cilin mori pjesë Shefi i Divizionit të Përqendrimeve z. Avni Gjocaj, u diskutua për përafrimin e politikave të kontrollit të bashkimeve në Ballkanin Perëndimor me marrëveshjet e BE-së, përmirsimin e bashkëpunimit ndërkombtar për kontrollin e bashkimeve dhe kongomeratet, integrimi vertikal dhe tregjet digjitale.
Në sesionin e tretë dhe të fundit për ditën e parë, mori pjesë UD Drejtori i Departamentit për Mbikqyrjen e Tregut z. Etrit Tetova, në të cilin u diskutuan temat se si kontribuon politika e konkurrencës në stabilitetin financiar dhe cilat janë rreziqet e zbatimit të dobët të konkurrencës në sektorin financiar, si mund të sigurojnë autoritetet e konkurrencës dhe rregullatorët financiarë kushte të barabarta loje midis bankave tradicionale dhe pjesmarrësve të rinj në tregun financar dhe cilat raste të fundit të zbatimit të rregullave të konkurrencës në sektorin financiar ofrojnë mësime të vlefshme për politikëbërësit.
Gjatë ditës së dytë të konferencës, pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në sesione të posaçme trajnimi të udhëhequra nga ekspertë ndërkombëtarë si Devon Mahoney, konsulent i Bankës Botërore dhe ish-agjent mbikëqyrës special i FBI për programin e antitrustit, si dhe Gadi Perl, konsulent i Bankës Botërore dhe ish-shef i hetimeve forenzike pranë Autoritetit të Konkurrencës në Izrael. Kjo konferencë ka përfshirë gjithashtu një trajnim të plotë ditor mbi hetimet kundër kartelit, duke mbuluar të gjitha fazat e procesit të hetimit, nga vlerësimi i ankesave dhe mbledhja e provave deri te bastisjet në agim dhe marrja në pyetje e të dyshuarve. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë edhe Shefi i Divizionit të Pozitës Dominuese, z. Rizah Arifi si dhe UD Shefi i Divizonit të Analizës, z. Adrian Mustafa. Ky trajnim praktik ka përfshirë edhe ushtrime praktike, skenarë me role dhe kontribut nga ekspertë të Bankës Botërore, Autoriteti Austriak i Konkurrencës dhe specialistë të tjerë ndërkombëtarë.
  • Share