2382 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Takim i Autoritetit të Konkurrencës me Meridian Express për tregun me pakicë

Me datë 16.06.2025, është mbajtur një takim ndërmjet Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës dhe kompanisë e cila mirret me Tregtinë me pakicë të artikujve ushqimorë – Meridian Express SH.P.K.

Në këtë takim nga Autoriteti kanë marrë pjesë Kryetarja e institucionit znj. Neime Binaku-Isufi dhe U.D Shefi i Departamentit të Analizës, Metodologjisë dhe të Drejtave Ekskluzive, z. Adrian Mustafa kurse nga kompania ka marrë pjesë zëvendës Drejtori i kompanisë z. Agon Gashi, Kemajl Bajrami- Drejtor Komercial dhe Besa Osmani-Kamberi – Udhëheqëse e Marketingut.

Qëllimi i takimit ishte studimi i tregut, të cilin Autoriteti e ka filluar për Monitorimin/Hulumtimin e shitjeve të produkteve bazë tek rrjeti i shitjeve me pakicë në Republikën e Kosovës.

Analiza e tregut u nis në mes të rritjeve të ndjeshme të çmimeve për konsumatorët, zhvillimeve globale dhe evropiane në zinxhirin e furnizimit dhe rritjes së inflacionit.

Arsyeja kryesore e këtij shqyrtimi paraprak/monitorimi, është të përcaktojë strukturën e tregut tek rrjeti i shitjeve me pakicë dhe pjesëmarrësit ne tregun përkatës, fuqinë përkatëse si dhe një pamje të situatës, fenomeneve dhe dobësitë e mundshme të tregut që në raste të caktuara  mund të shkaktojnë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Autoriteti mbetet i përkushtuar që çmimet bazike të shportës ushqimore të i trajtoj me kujdes të veçantë dhe me prioritet, andaj do të vazhdoj me takime me kompanitë tjera në këtë treg.

Kjo analizë e shitjeve të produkteve bazë tek rrjeti i shitjeve me pakicë është duke u kryer në koordinim të ngushtë edhe me Administratën Tatimore të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

  • Share