2383 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Takim mes Autoritetit të Konkurrencës dhe AQP-së për mbrojtjen e tregut nga manipulimet

Pas përmbylljes së procesit të avokimit në Komunat e Kosovës, Autoriteti vazhdon të jetë aktiv në aspektin e ndërgjegjësimit në nivel tjetër institucional lidhur me veprimtarinë që zhvillon në fushën e konkurrencës, ku më datë 17.06.2025 është zhvilluar takim në mes të Kryetarës së Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës znj. Neime Binaku-Isufi dhe U.D Udhëheqësit të Divizionit të Metodologjisë, Analizes dhe të Drejtave Eksluzive z. Adrian Mustafa me Drejtorin e Agjencisë Qëndrore të Prokurimit z. Behxhet Rrukiqi.

Në takimin e mbajtur është diskutuar rreth rëndësisë së konkurrencës efektive në tregun e Republikës së Kosovës, me qëllim të parandalimit, kufizimit ose shtrembërimit te konkurrencës nga ndërmarrjet ne territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë territorit, nëse veprimet e tyre kanë efekt në tregun e Kosovës përmes aplikimit te Ligjit nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Në këtë rast, bashkëpunimi institucional, do të ndikoj në zhvillimin ekonomik të vendit, dhe ndërtimin e politikave përmes ideve inovative. Për tu njoftuar më shumë rreth mandatit dhe veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës, zyrtarët e Autoritetit të Konkurrencës kanë mbajtur trajnim me temën “Manipulimi i ofertave në tenderët publik” në Agjencinë Qëndrore të Prokurimit.

Ndërlidhja mes fushëveprimit të konkurrencës dhe prokurimit publik kuptohet duke u angazhuar në zbulimin e manipulimit të ofertave, duke luftuar në mënyrë të përbashkët dukuritë negative ne procedurat tenderuese.

Institucionet duhet të jenë në mbrojte të interesit publik, gjithashtu duhet të kujdesen që të krijojnë ambient të përshtatshëm për operatorët aktual dhe nxitës për aplikimin e operatorëve të rinjë në tenderët publik.

Gjetja/Dyshimi për shenja të mundshme të manipulimit të ofertave nga praktikuesit e prokurimit është sinjal për të kontaktuar Autoritetin e Konkurrencës së Republikës së Kosovës dhe të kërkojë që ajo të hetojë shenjat e zbuluar.

  • Share