2387 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Avokim institucional për konkurrencë të ndershme në prokurimin publik - 29.07.2025

 Autoriteti i Konkurrencës po vazhdon avokimin në nivel institucional, lidhur veprimtarinë që zhvillon në fushën e konkurrencës, ku më datë 29.07.2025 është mbajtur takim në mes të Kryetarës së Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës znj. Neime Binaku-Isufi, U.D Drejtorit të Departamentit për Mbikqyrjen e Tregut z. Etrit Tetova dhe Udhëheqësit të Divizionit të Metodologjisë, Analizës dhe të Drejtave Eksluzive z. Adrian Mustafa me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë Dr. Naim Bardiqi. Pjesë e këtij takimi ishin edhe zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në kuadër të takimit është mbajtur edhe prezantimi nga Udhëheqësi i Divizionit të Metodologjisë, Analizes dhe të Drejtave Eksluzive z. Adrian Mustafa, me temën “Manipulimi i ofertave në tenderët publik”.

Në takimin e mbajtur është diskutuar rreth rëndësisë së konkurrencës efektive në tregun e Republikës së Kosovës, me qëllim të parandalimit, kufizimit ose shtrembërimit të konkurrencës nga ndërmarrjet në territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë territorit, nëse veprimet e tyre kanë efekt në tregun e Kosovës përmes aplikimit të Ligjit nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Arritja e rezultateve në zbulimin e manipulimit të ofertave në prokurim publik – është faza në të cilën është i domosdoshëm bashkëpunimi institucional për të luftuar në mënyrë të përbashkët dukuritë negative në procedurat tenderuese.

  • Share