1745 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

NJOFTIM PËR REALIZIMIN E PËRQENDRIMIT

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19,  të  Ligjit  për Mbrojtjen e Konkurrencës nr. 03/L-229 datë: 07 Tetor 2010,  Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010, plotësim ndryshimi i Ligjit 04/L-226 dhe UA NR.06/2012, për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve, publikon:

NJOFTIM  PËR REALIZIMIN E PËRQËNDRIMIT

1. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë 27.03.2018 ka pranuar kërkesën për njoftim e Përqendrimit të ndërmarrjeve Beta Group sh.p.k, me seli ne Lipjan, Rr. “Sadik Shala” Lipjan Kosovë me numër te biznesit 810027468 dhe NEREGELIA TRADING LTD (me numër te regjistrimit HE 9551, me seli në adresën ne Griva Digeni, Godina Panyides, Kati 2, Zyra 3, P.O. Box 56250, 3305, Limassol, Qipro), mbi Shoqërinë ALL BALCANS CORPORATION Sh.a ,me seli ne adresën Rr. Gjergj Legisi, ish Umb, Laprakë, Tiranë, Shqipëri,  përmes përfitimit të kontrollit të plotë.

2. Ky njoftim bëhet për shkak se Blerësi plotëson kriteret për lejimin e përqendrimit sipas nenit 15 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, kriteret e të hyrave vjetore totale operative, financiare dhe të jashtëzakonshme të pjesëmarrësve në përqendrim, në tregun ndërkombëtare  dhe atë të brendshëm.

3. Subjekt i përqendrimit Shitësi sipas përshkrimit të kërkesës do të ketë efekt tek sektori i shpërndarjes së produkteve te konsumit ( fast –moving consumer goods)- produktetet ushqimore si dhe produktete e kujdesit personal(personal care products) në tregun e Republikës së Shqipërisë.

4. Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Kosovar të Konkurrencës në Rr. Migjeni kati VI Ish objekti i bankës së Lublanës :+381 /0/ 38 200 10982, apo me email ne adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net,në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit ne web faqe të AKK-së ( https://ak.rks-gov.net ).

  • Share