1768 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

NJOFTIM PËR REALIZIMIN E PËRQENDRIMIT (AMERICAN HOSPITAL)

Prishtinë 18.07.2018

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19,  të  Ligjit  për Mbrojtjen e Konkurrencës Nr. 03/L-229 datë: 07 Tetor 2010,UA 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010, shpallë këtë :

KËRKESË PËR NJOFTIM TË  PËRQENDRIMIT

1. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës më datë  27.06.2018 ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit të ndërmarjeve, të realizuar si pasojë e blerjes së 100% të aksioneve Nga American Hospital sh.a, e themeluar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, më datë 17.02.2016, AH kryen investime dhe shërbime në fushën e mjekësisë dhe shëndetit, menaxhon spitale dhe klinika private dhe është aksionar i vëtëm i American Hospital Kosova sh.p.k, më Nr.të biznesit 70789396,  më adresë të regjistruar në Rr. Shkupi, Nr. 25, Prishtinë.

Mbi

Hygeia Hospital,Tiranë,sh.a,e themeluar sipas ligjit shqiptar në datën 25.04.2007,aksionet e Hygeia Tirana zotërohen nga Diagnistic and Therapeutic Center of Athens Hygeia SA,  e themeluar sipas ligjit grek më Nr. identifikues 094027767, DTCAH, e cila ushtron aktivitetin e saj në Shqipëri në fushen e ofrimit të sherbimeve shëndetësorë,ndërsa në Republikën e Kosovës Hygeia Tirana, ka degën e saj të kompanisë së huaj “Hygeia Tirana sh.a Branch in Kosovo” me Nr. regjistrimi të biznesit 810012188 me adresë: Rr.”Edit Durham’’,pa vëprimtari tregtare, përveqse hulumtimin e tregut dhe matja e opinionit publik (sondazhe).

2.   Përqendrimi sipas  përshkrimit të kërkesës nuk do të ketë efekt mbi konkurrencën në Republikën e Kosovës, rrjedhimisht nga ky transaksion nuk do të rezultojnë efekte negative për operatorët ekonomik apo konsumatorët në Republikën e Kosovës, Blerësi është i pranishëm në tregun e Republikës së Kosovës.

3.  Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit  Kosovar të Konkurrencës në Rr. Migjëni kati VI Ish objëkti i bankës së Lubjanës :+381 /0/ 38 200 10982, apo më email në adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prëj 15 ditëve nga dita e publikimit në web faqe të AKK-së ( https://ak.rks-gov.nët )

  • Share