1939 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Publikohet seria e broshurave informuese për politikat e konkurrencës

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, me përkrahjen e Projektit “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore” ka përgatitur 10 broshura informuese, të cilat trajtojnë tema të ndryshme lidhur me politikat e konkurrencës. Këto broshura janë përmbledhur gjithashtu edhe në një libërth të veçantë.

Broshurat do të sqarojnë tema të ndryshme lidhur me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe politikat e konkurrencës në përgjithësi, siç janë “Rëndësia e konkurrencës për ekonominë e Kosovës”, “Marrëveshjet e ndaluara Anti-konkurruese”, “Procedurat e hetimit të shkeljeve të Konkurrencës”, “Pozitat Dominuese dhe Abuzimi me dominimin” e të tjera.

Përveç që do të vendosen në ueb faqen e AKK-së, këto broshura do të printohen dhe do të jenë në dispozicion të të gjitha palëve të cilat i adresohen AKK-së për çështje të ndryshme. 

Broshurat janë të përkthyera edhe në gjuhën anglezë dhe serbe.

Autoriteti i Konkurrencës në vazhdimësi është duke avokuar për politikat e konkurrencës në sektorë të ndryshëm dhe kjo është edhe një përpjekje më shumë që ta ngrisim vetëdijen e publikut në përgjithësi për rëndësinë e konkurrencës për ekonominë e Kosovës.

Broshurat i gjeni në vegëzën e mëposhtme:

  1. Rëndësia e Konkurrencës për ekonominë e Kosovës

/assets/cms/uploads/files/KCA%20(1)%20THE%20IMPORTANCE%20OF%20COMPETITION%20FOR%20THE%20ECONOMY%20OF%20KOSOVO-alb(2).pdf

       2. Detyrimet ndërkombëtare të Kosovës për të vepruar me një politikë moderne të konkurrencës

/assets/cms/uploads/files/KCA%20%282%29%20KOSOVOS%20INTERNATIONAL%20OBLIGATIONS%20IN%20RESPECT%20OF%20COMPETITION%20POLICY-alb.pdf

       3. Rregullatorët e konkurrencës në Kosovë

/assets/cms/uploads/files/KCA%20%283%29%20COMPETITION%20REGULATORS%20IN%20KOSOVO-alb.pdf

       4. Marrëveshjet e ndaluara Anti-Konkurruese

/assets/cms/uploads/files/KCA%20%284%29%20PROHIBITED%20ANTI-COMPETITIVE%20AGREEMENTS%2007092020-alb.pdf

       5. Pozitat dominuese në treg dhe abuzimet me dominimin

/assets/cms/uploads/files/KCA%20%285%29%20DOMINANT%20MARKET%20POSITIONS%20AND%20ABUSES%20OF%20DOMINANCE-alb.pdf

       6. Mbikëqyrja dhe kontrolli i përqendrimeve

/assets/cms/uploads/files/KCA%20%286%29%20CONCENTRATIONS%20AND%20THEIR%20IMPACT%20ON%20MARKETS-alb.pdf

       7. Avokimi për politikat e konkurrencës 

/assets/cms/uploads/files/KCA%20%287%29%20%20ADVOCACY%20FOR%20COMPETITION%20POLICIES-alb.pdf

       8. Programi i lehtësimit për konkurrencën

/assets/cms/uploads/files/KCA%20%288%29%20%20THE%20KCA%20LENIENCY%20PROGRAMME-alb.pdf

       9. Procedurat e hetimit të konkurrencës

/assets/cms/uploads/files/KCA%20%289%29%20%20COMPETITION%20INVESTIGATION%20PROCEDURES-alb.pdf

      10. Gjobat për shkelje të Ligjit Kosovar të konkurrencës

/assets/cms/uploads/files/KCA%20%2810%29%20%20PENALTIES%20FOR%20INFRINGEMENTS%20OF%20COMPETITION%20LAW-alb.pdf

 

 

  • Share