Prishtinë, më 23.08.2023
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, mbështetur në nenet 11, 13, 17. 5 të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, të Publikuar në Gazetën Zyrtare, datë, 16 Qershor 2023, Udhëzimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kërkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve shpallë këtë :
NJOFTIM I PËRQENDRIMIT
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me datë; 28.07.2023 me Nr, Prot. 349/23-01/H, si dhe korrigjim dokumenti me datë 21. 08. 2023, me Nr. Prot. 389/23-01/H ka pranuar kërkesën për Përqendrimit përmes Përfaqësuesve Ligjore Z. Sokol Elmazaj dhe Znj. Delvina Nallbani – lidhur me blerjen e aksioneve të SAV 92 dhe të filialeve të tij SAVSERVIS-MOVA L..L.C., BENICE L.L.C., dhe PE PROMO SERVICE, së bashku ndërmarrjet (target).
Njoftimi për Përqendrim është i bazuar në Marrëveshjen Kornizë për Blerjen e Aksioneve të lidhur me datë 09.06.2023, ndërmjet palëve Asnova Holding dhe Orbico d.o.o, e cila do të blejë 24,9% të aksioneve dhe të drejtat të votës dhe/mbi SAV 92 dhe filialeve të tij, SAVSERVIS-MOVA LLC, BENICE LLC dhe PE PROMO SERVICE.
Asnova Holding, është shoqëri aksionare private e themeluar sipas ligjeve të Ukrainës, me selinë e saj dhe adresë në Kiev rruga nr. 27 Mykola Krasnova Street, 03115, Kiev, e regjistruar në Regjistrin e Unifikuar Shtetëror të Subjekteve Juridike, me numër të biznesit 32252776. Aktiviteti kryesore janë Financimi, menaxhim dhe shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit.
Orbico d.o.o., është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar sipas ligjeve të Kroacisë, me selinë e saj në Zagreb në adresën: Koturaška Cesta 69, 10000 Zagreb, Kroaci, e regjistruar në regjistrin gjyqësor me nr. 080234144, e përfaqësuar nga: Jurij Tršan drejtor (blerësi) Aktiviteti i ndërmarrjes është shitje me shumicë dhe shpërndarja.
Orbico Sh.p.k., është kompani me përgjegjësi të kufizuar me adresë Magjistralja Prishtinë – Shkup Laplje Selo 10 000 Prishtinë Kosovë, me numër unik identifikues 810501800, e angazhuar në tregjet e mallrave të konsumit me lëvizje të shpejt (FMCG) dhe tregun e bukurisë.
SAV 92, është shoqëri aksionare private e organizuar sipas ligjeve të Ukrainës, me numrin identifikues të biznesit 42903398, në adresë 27 Mykoly Krasnova Street, Kiev, 03115 Ukrainë. Aktiviteti: Shitja me shumicë e mallrave jo ushqimore dhe shtëpiake.
Autoriteti, fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr. tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në email adresën:
info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKRK-së.