Konkurs

K O N K U R S

për plotësimin e vendit të lirë të punës

Titulli i vendit të punës: Zyrtar i lartë ligjor

Numri i pozitave: 1 (një)

Koeficienti i pagës: 8 (tetë)

Kategoria funksionale: niveli profesional

Lloji i emërimit: i karrierës

Orari i punës: i plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Përfaqëson Autoritetin në organet e drejtësisë sipas autorizimeve të dhëna nga Komisioni,

- Përgatit propozimet për ndryshimet dhe plotësimet e legjislacionit që kanë të bëjnë me konkurrencën dhe ndihmën shtetërore,

- Përgatit propozimet për ndryshimet dhe plotësimet e akteve nënligjore nga fusha e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore,

- Përgatit projekt-dokumente të ndryshme dhe shkresa tjera që kanë të bëjnë me interpretimin e rregullativës ligjore,

- Ofron këshilla ligjore në çështjet që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e Autoritetit sipas legjislacionit në fuqi dhe

- Harton vendime, marrëveshje, memorandume dhe akte tjera juridike të cilat kërkohen nga ai.

Kualifikimet për këtë vend të punës:

- I diplomuar në Fakultetin Juridik (përparësi kandidatët me provim të jurisprudencës) dhe

- Tre (3) vite përvojë pune profesionale.

Aplikacionit duhet t'i bashkangjiten dokumentet si në vijim:

- Diploma e Fakultetit Juridik (fotokopje), (çertifikata e provimit të jurisprudencës - fotokopje),

- Letërnjoftimi (fotokopje),

- Dëshmitë mbi përvojën e punës profesionale (fotokopje) dhe

- Pasqyrat e kursimeve pensionale të Trustit, për të dëshmuar përvojën e punës profesionale (origjinale).

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në AKK, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë, në intervalin kohor prej orës 09:00 deri në ora 15:00. Aplikacionet mund të shkarkohen edhe në web faqen e AKK-së, ak.rks-gov.net Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në tel: 038/200109 30.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në gazetat ditore dhe web faqen e AKK-së, konkretisht nga data: 22.01.2016 deri më: 05.02.2016.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen me telefon dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

''Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë''.

''Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës''.

Për të shkarkuar aplikacionin klikoni këtu

 

Përqendrimet

KREU V PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE Neni 13 Nocioni i Përqendrimit 1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm...

Pozita Dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga...