Valon Prestreshi - Kryetar i Komisionit, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Valon Prestreshi është lindur në Prishtinë me 18.12.1986. Gjatë luftës ai me familje shkuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku shkollimin, fillor, të mesëm dhe 2 vite universitet I mbaroj në Brooklyn të New York-ut.

Në qërshor të vitit 2005 ai punoj si Zyrtari I lart I shitjes në ndër kompanit më profitabile të sigurimeve të jetës ne NYC, ku edhe njëherit u licencua për shitjen e produktit “mortgage “. Atje punoj deri në vitin 2007.

Pastaj në vitin 2007 u rikthy në vendlindje dhe vazhdoj studimet e mbetura të Universitetit, në Universitetin American në Kosovë (AUK) duke i përfunduar 4 vite të studimit në Administrim te Biznesit specifikisht Statistica dhe Ekonomi. Në vitin 2013 ai filloj studimet Master, në universitetin e Sheffildit në Tiranë për banka dhe financa.

Punoj si agjent I shitjes në Banken Kombetare Tregtare, dhe në vitin 2010 ju dha mundësia që të aktivizohet në shërbime publike, si drejtor për ekonomi, financa dhe zhvillim në komunën e Obiliqit. Atje zhvilloj përgjegjësistë e tijë për 4 vite dhe pastaj me ardhjen në pushtet të qeverisjes së re, ai u largua.

Në vitin 2014 ai filloj të punoj në sektorin privat, në një kompani Zvicrrane “Startout Switzerland” si Ingjinier I produkteve, në aspektin e Outsourcing.

Në vitin 2015 ai kaloj në United Colors of Benetton në Prishtinë si menaxher I shitjes, duke menaxhuar me stafin, me porositë, shitjet dhe marketingun e Benettonit.

Në tetor po të ati viti filloj punën në ELMED LLC, si menaxher I shitjes të printerave industrial, printera të cilët qesin datën e prodhimit dhe të skadimit nëpër produkte të ndryshme. Aty vazhdoj deri në Prill 2016.

Pas aplikimit për Kryetar të Autoritetit të Konkurrencës, kaloj me sukses nëpër filtrat e qeverisë dhe u propozua nga Qeveria per Kryetar të këtij dekasteri. Kuvendi miratoj propozimin e qeverisë me 09 Qershor 2016, dhe menjëherë filloj me ushtrimin e detyrës së tijë.

Ai ështe I martuar dhe ka një gocë 3 vjeqare.

 

Përqendrimet

KREU V PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE Neni 13 Nocioni i Përqendrimit 1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm...

Pozita Dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga...